“Lapaj dhe Shehaj po bëjnë beteja, PD të gjejë mundësi t’i bashkojë”/ Saliaji: SPAK heton Ballukun, Agasin e AKSHI-n! Përse PD vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje?

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji vlerësoi punën e SPAK. Gjatë intervistës ne emisionin “Kjo Javë” në Neës24, me moderatoren Nisida Tufa, ai theksoi se PD duhet të bashkohet.

Gjithashtu theksoi se Adriatik Lapaj dhe po ashtu Agron Shehaj po bëjnë beteja që janë për t’u vlerësuar.

“Kur dikush jep fjalën se nëse nuk e mund Edi Ramën do japë dorëheqjen, unë pres që të mbahet fjala. Kushdo që e përdor partinë për interes të vet, krijon probleme. Edhe Bashës i vidheshin zgjedhjet në të kaluarën e ka thënë vetë Berisha. Por edhe Berishës i vidhen zgjedhjet. Kush i vodhi zgjedhjet në 2013 zotëri? Unë e ka thënë që Primaret krijojnë probleme. Por sot PD ka një gjë tjetër të domosdoshme të bashkohet edhe me këta zotërinjtë. Adriatik Lapaj po bën betejë të jashtëzakonshme. Agron Shehaj po bën bëtaja që nuk po i bën PD. Pra PD duhet të gjejë mundësi se si t’i bashkojë. SPAK ka hetuar apo vendosur para përgjegjësisë penale vetëm zyrtarë të lartë të PS, Belinda Balluku, Ergys Agasi, AKSHI- institucioni me buxhetin më të madh. Kur PD ka në favor erërat nga jashtë, edhe këtë lëvizjen që po bën SPAK nga brenda, përse është në këtë gjendje? E ka fajin lidershipi i partisë”, tha ndër të tjera ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×