“Nëse vijnë të më eliminojnë s’do rri me duar në xhepa”/ Paralajmëron Salianji: Nuk lëviz nga PD! Nëse në PD vijojnë me sulmet do përfundojnë keq

“Nëse vijnë të më eliminojnë s’do rri me duar në xhepa”, kështu u shpreh Salianji në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, ndërsa foli për situatën në PD

“Fuqia vjen nga vota…partia nuk është pronë private dhe nuk do doja që të shkonte në procese ligjore, dhe partia të mbahej pezull. Këtu çdo vendimmarrje e marrë nga kryetari i partisë është nul. Gjasat janë mendoj unë që do fitoj unë…Unë po ju them edhe njëherë se PD nuk duhet të hyjë në një proces që ti japë avantazh Ramës. Nëse vijnë të më eliminojnë pa rregulla pa ligj unë do rri me duar në xhepa? Janë mësuar këta në të kaluar kështu. Si vetë-rregullohet një sistem veçse nëpërmjet ligjit? Unë nuk lëviz nga PD sepse PD nuk është pronë, është kontribut, është e gjaku i mijëra demokratë që po e shpërdorojnë  një grup njerëzish për një karrige,. Unë betejën do e bëj në PD dhe nëse guxojnë dhe bëjnë gomarllëqe do përfundojnë keq të dy palët…”tha ndër të tjera ai duke bërë thirrje që të mos kenë frikë nga gara”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×