
Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim ku akuzon OSHEE për mbifaturim. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli solli një rast nga Fushë-Kruja, se ky i fundit mbifaturohet.
Sipas PD-së, shumat mujore të faturuara kanë arritur në vlera nga 120 deri në 180 euro në muaj, duke e çuar detyrimin total të pretenduar ndaj qytetarit në mbi 3500 euro, një barrë kjo, e papërballueshme për një familje shqiptare.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Një tjetër rast shqetësues abuzimi vjen nga Fushë-Kruja, ku një banor dhe abonent familjar i energjisë elektrike denoncon sot publikisht mënyrën se si po trajtohet nga administrata e qeverisë Rama. Sipas dokumentacionit dhe librezës përkatëse, qytetari ka shlyer rregullisht detyrimet për energjinë elektrike, me fatura mujore që varionin nga 3 mijë deri në 7 mijë lekë.
Megjithatë, në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme, abonenti, Bledi Muça, ka nisur të faturohet me shuma dy deri në trefish më të larta se konsumi i zakonshëm.
Përballë këtij mbifaturimi të pajustifikuar, qytetari ka refuzuar të paguajë faturat dhe është ankuar pranë institucioneve përkatëse për të kërkuar verifikim dhe korrigjim të situatës.
Por në vend që ankesa e tij të merrej në shqyrtim dhe të sqarohej, institucionet kanë vijuar me faturime të tjera dhe me përllogaritje kamatash.
Si pasojë, shumat mujore të faturuara kanë arritur në vlera nga 120 deri në 180 euro në muaj, duke e çuar detyrimin total të pretenduar ndaj qytetarit në mbi 3500 euro, një barrë kjo, e papërballueshme për një familje shqiptare.
Ky është një tjetër shembull i qartë i arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së administratës shtetërore, e cila në vend që të mbrojë qytetarët, i përball ata me padrejtësi dhe presion financiar.
Shqiptarët nuk mund të vijojnë të trajtohen në këtë mënyrë nga një administratë që nuk u përgjigjet nevojave të tyre dhe nuk mban përgjegjësi për abuzimet që ndodhin çdo ditë,
Prandaj të Dielën në orën 18:00 të gjithë në shesh deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
and then