PD kundërshtoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Kushtetuesja çon në seancë plenare kërkesën e deputetëve 

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka vendosur kalimin për shqyrtim në seancë plenare të disa çështjeve, mbi bazë dokumentesh, pas një kërkese të paraqitur nga deputetë të Partisë Demokratike.

Ndër çështjet kryesore që do të shqyrtohen është edhe kërkesa e jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit, e cila lidhet me verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, si dhe me kushtetutshmërinë e vendimit përkatës të Kuvendit.

Kjo nismë synon të vlerësojë nëse janë respektuar standardet ligjore dhe kushtetuese gjatë procesit të përzgjedhjes së këtij institucioni të rëndësishëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×