“PD s’mund të vegjetojë sa herë humb zgjedhjet”/ Salianji: Në parti ka një shumicë të tërhequr, nëse do dëgjoheshin…

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi se në PD ka një shumicë që është e tërhequr dhe se nuk angazhohet për shkak se nuk i krijohen hapësira.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të hapet. Gjithashtu ai nuk i kurseu edhe kritikat ndaj lidershipit të PD, duke thënë se po të kishte dëgjuar shqetësimet e shumicës, situata do të ishte shumë më ndryshe.

“Ka një shumicë që rri në PD e tërhequr dhe nuk angazhohet sepse nuk i krijohet hapësira. Nëse shqetësimet do të dëgjoheshin nga lidershipi do t’i shërbenin partisë. Për shkak të mosreflektimit nga 11 maji deri më sot, nga PD ose janë larguar ose janë tentuar të përjashtohen. A fiton PD duke u rrudhur? Unë dua që PD të jetë një parti fituese dhe jo një parti që vegjeton sa herë humb zgjedhjet. PD duke u hapur tejkalon deformimin e vullnetit të zgjedhëseve…”, tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×