“Protesta e të dielës jo anti-Ramës, por kundër meje”, Salianji: Mund të mbledh 2 herë më shumë njerëz

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji e quan protestën e planifikuar për ditën e diel si një përpjekje për të mbajtur të pandryshuar situatë në Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj dhe jo si një sfidë ndaj mazhorancës.

I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, në News24, ai shprehet se mund të mobilizojë dy herë më shumë mbështetës, por nuk ka thirrur një protestë të tijën për të mos krijuar përshtypjen e një çarje brenda partisë.

Salianji ngriti gjithashtu pyetjen e fortë: se pse Partia Demokratike nuk publikon dosjen e SPAK-ut ndaj Belinda Ballukut, e cila mbahet hermetike. Ai e cilëson këtë si një rast unik në historinë parlamentare dhe ngre dyshime mbi transparencën dhe përmbajtjen e saj, ndërsa ngre dyshime se elementë të caktuar të PD janë protagonisë në dosje.

Pjesë nga intervista

Nisida Tufa: Ka një protestë ditën e diel… Dhe janë ata njerëz…

Ervin Salianji: Protestë kundër meje, jo kundër Ramës. Protestë që të mos ndryshojë PD-ja. Unë shkoj në protestë për të mos u lënë mundësi që ky nuk është kundër Edi Ramës e histori të tilla. Arsyeja pse nuk kam thirrur një protestë është se do të dukej një çarje me PD-në. Nëse unë bëj një protestë duke shmangur lidershipin e PD, do të dukej sikur kam dalë nga PD. Sfidoj cilido prej njerëzve aty, nëse tërhiqen nga këto idiotësitë, unë mund të bëj një protestë 2 herë më të madhe. Bindjen e kam tek aftësitë organizative të njerëzve që më kanë mbështetur. Siç e kam patur bindjen që sallat do të jenë plot, e kam bindjen se masiviteti do të jetë i madh.

Këto protesta janë që të mos ndryshojë PD-ja. Mënyra se si janë zhvilluar e kanë favorizuar Edi Ramën që të zhvendosë vëmendjen nga Belinda Balluku. Duheshin protesta të qëndrueshme. E dini që PD ka dosjen e SPAK të depozituar te Këshilli i Mandateve? Pse nuk publikohet? Është e vetmja dosje në historinë parlamentare që është hermetike. Ju thotë gjë? Ku ka parti politike që i bie në dorë një dosje me afera korruptive dhe nuk publikon. Është dosja bosh? Mos ka ndonjë gjë tjetër…



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×