Realizohet përmbysja, Liverpool mund thellë Gallatasaray-n dhe siguron çerekfinalet, Arne Slot: Luajtëm siç dëshiroja, PSG ekip i jashtëzakonshëm

Liverpool përmbys gjithçka dhe siguron një kualifikim spektakolar në çerekfinalet e Champions League. Pas humbjes 1-0 në Turqi, “The Reds” triumfon 4-0 ndaj Galatasaray në Anfield. Ndeshja zhbllokohet në minutën e 25-të, kur Dominik Szoboszlai realizon pas një skeme nga këndi me asist të Alexis Mac Allister. I njëjti Szoboszlai fiton një penallti në fundin e pjesës së parë, por Mohamed Salah gabon nga pika e bardhë, me portierin turk Ugurçan Cakir që devijoi me këmbë topin e goditur nga egjiptiani.

Në pjesën e dytë, “The Reds” shpërthejnë: Hugo Ekitiké shënon për 2-0 në minutën e 51-të, pas një pasimi perfekt nga Salah,  ndërsa vetëm pak sekonda më pas Ryan Gravenberch vulos 3-0. Goli i katërt mban firmën e Salah në minutën e 62-të, i cili vendos edhe një rekord historik si lojtari i parë afrikan me 50 gola në UEFA Champions League. Liverpool administron deri në fund dhe feston një kualifikim të madh. Në çerekfinale e pret një përballje e zjarrtë ndaj Paris Saint-Germain, kampionët në fuqi të Evropës.

I lumtur për arritjen e kualifikimit ishte edhe tekniku holandez Slot: “Nga fillimi deri në fund, mendoj se luajtëm ndeshjen që unë shpresoja, që lojtarët shpresonin dhe që tifozët shpresonin. Jo vetëm që luajtëm një ndeshje perfekte nga fillimi në fund, por edhe tifozët tanë bënë të njëjtën gjë. Kur arrin në fazat e fundit të UEFA Champions League, di një gjë me siguri: do të përballesh me Paris Saint-Germain, sepse është një ekip i jashtëzakonshëm. E kemi përjetuar këtë sezonin e kaluar kur u përballëm me ta. Në transfertë ishte një ndeshje shumë, shumë e vështirë dhe këtu në Anfield… , përfundoi Slot pas ndeshjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×