
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes së njohur si “Bajri”, që lidhet me vrasjen e Fatbardh Lici.
Në këtë çështje janë marrë të pandehur Safet Bajri, Asmer Bilali, Behar Bajri dhe Eria Ago, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme hap rrugën për shqyrtimin në themel të dosjes, ku pritet të paraqiten provat dhe dëshmitë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
and then