Bajrami përtej festës/ Imami i Xhamisë së Namazgjasë: Agjërimi është i një natyre të veçantë! Ajo që fitohet gjatë muajit të Ramazanit duhet të ruhet edhe më pas

Besimtarët myslimanë festuan sot Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, një festë simbol i afrimit me Zotin dhe i sakrificës në emër të tij.

Imami i Xhamisë së Namazgjasë, Bilal Teqja u shpreh se agjërimi është i një natyre të veçantë, duke qenë se edhe adhurimi është i veçantë. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, theksoi se në këtë kohë të Ramazanit njeriu përjeton momentet më të bukura, faljet në familje por shtoi se është shumë me rëndësi që atë që e fiton gjatë muajit të Ramazanit është të ruhet edhe më pas.

“Agjërimi ka natyrë të veçantë, i përket Zotit. Pra duke qenë se adhurimi është i veçantë mundohemi të mos e cënojmë me vepra të pakëndshme, me fjalë të pakëndshme. Dhe kur dikush e cënon një agjërues le t’i thotë që jam agjërueshëm. Dhe çfarë ndodh? Si ka mundësi që ne bëhemi më të mirë në Ramazan? Patjetër që është proces hyjnor që ndodh që mbase nuk e shohim me sy, por e ndjejmë. Në fund të Ramazanit është një sadaka fitri dhe qëllimi është pastrim për ndonjë mangësi të agjërimit, pasi njerëz jemi dhe diku mund të kemi bërë një gabim dhe sadakaja që jepet në këtë ditë është për ta plotësuar agjërimin dhe qëllimi i dytë është për shtresat në nevojë. Ndaj është kusht që sadakaja të jepet para Bajramit.

Gjatë intervistës, foli edhe për Xhaminë e Namazgjasë duke u shpreh se është një Xhami madhështore dhe se hapja e saj ka qenë një nga ditët më të bukura pasi i ka dhënë besimtarëve një moment të bukur.

Më tej u ndal te situata e brezit të ri dhe raporti i tyre me fenë. Gjatë intervistës, ai u shpreh se sot sfida është shumë e madhe dhe se duhet shumë punë që të rinjtë të mbeten të përkushtuar në gjera të vlefshme.

“Sot që të duash të krahasosh apo të japësh zgjidhje, nuk ka ngjashmëri fare. Aq shumë kanë ndryshuar gjërat në edukimin e fëmijëve, duhet të jemi shumë koherent. Është një sfidë e madhe. Ne në Xhaminë e Namazgjasë kemi bërë hera herës programe, i fundit ishte një tip konkursi për të nxjerrë në pah vlerat që kanë të rinjtë, thjesht që tua bëjmë sa më të dashur atë që është e dobishme”, tha ai.

Gjithashtu ndaj edhe një detaj të veçantë duke vlerësuar dhe thënë se ka të rinj që kanë mësuar përmendësh Kuranin. “Në Shqipëri ka me dhjetëra që e mësojnë Kuranin përmendësh”, u shpreh ai.

“Por në lidhje me teknologjinë këtë vit kemi bërë diçka ndryshe. Në fillimin e Ramazanit bëmë një dron show “Gëzuar Ramazanin”, dhe ndjesia e njerëzve ishte shumë e mirë.

Një mesazh e dha edhe për luftërat, duke u shprehur se “Është me rëndësi që të vendoset Paqja. Është gjynah për ata njerëz që jetojnë në një frikë të tillë. Familje që humbin të afërmit pa e kuptuar fare përse po vdesin njerëzit”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×