
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i ka kushtuar një shkrim në rrjetet sociale gazetarit të ndjerë Namir Lapardhaja, që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 40-vjeccare.
Në postim, Braçe ka kujtuar takimin e parë me gazetarin në Berat, ndërsa ka vlerësuar figurën e tij, që nuk u prek sipas Braçes as nga pushteti.
“Pushteti nuk e tjetërsoi, ndryshoi, deformoi, nuk i mori asgjë nga “njeriu i mirë” që ishte, nuk i hoqi asgjë nga kritiku ndaj gjithçka që binte ndesh me bindjet e tij; pushteti ishte gjithnjë më pak se librat që lexonte, që shkruante, që përkthente; Dija mbeti pushteti i tij, Berati dashuria e tij!”, shkruan Braçe.
Postimi i plotë:
DEPUTET, E DI KUJT I DHE DOREN?!
Po ecja ne bulevard, aty ku levizja shpesh per te takuar njerez; u shkeputa pak nga njerezit e mi dhe u ndala para nje djali edhe me te ri se une; I zgjata doren dhe e pyeta, si je; Mire, ti si je, me shtrengoi doren dhe pyeti; Mire, i thashe, vijoj, te kam ardhur ne lagje. Qeshi dhe u ndame!
U BASHKOVA ME NJEREZIT E MI DHE BERA PERPARA NE BULEVARD. DEPUTET, E DI KUJT I DHE DOREN, ME PYETEN. PO, E DI, JU THASHE. NAMIRI ESHTE KONKURENTI YNE, I VETMI EDHE PSE I RI FARE, ME THANE. PERSE I VETMI, I PYETA. ESHTE I RI, PA NGARKESA DHE ESHTE NJERI,
NJERI I MIRE!
Ne BULEVARDIN E BERATIT, poshte Mangalemit,
21 vite me pare.
NAMIR LAPARDHAJA ESHTE BERATAS, QYTETAR I BERATIT;
Une e njoha keshtu ne te njejtin qytet, te cilin e jetuam bashke 17 vite rresht e ku ai ishte ashtu sic me thane, NJERI, NJERI I MIRE!
Kisha nisur ta lexoja ne nje gazete lokale pak muaj para se ti shtrengoja doren; ishte kritik dhe i kthjellet per cfare ndodhte ne qytet, menyren si ne qeverisnim ne nivel qendror e vendor. Ne rreshta dukej luftarak, por ne fakt ishte i qete, paqesor, komunikues me te gjithe, kudo!
Ato zgjedhje ne #BERAT i fituam edhe nje here ne, por PD e tij u rikthye ne pushtet. U largua nga qyteti per te vijuar studimet e larta, por ishte prezent gjithnje, ne menyren e tij te paqte, me permbajtje ama, te cilen e shoqeronte gjithnje me nje buzeqeshje. NUK BINIM SHPESH DAKORD, POR ISHTE KESHTU GJITHNJE, DEBATUES, ARGUMENTUES, DIALOGUES, KURRE BANAL. Rezatonte kulture, krijuar nga leximi i vazhdueshem qe e shtynte edhe te komunikonte, edhe te shkruante, gjithnje e me shume, gjithnje e me mire.
U be mesonjes aty ne Berat, e donte ate pune!
U be burre, baba me pas, nje familjar i denje!
Pushteti nuk e tjetersoi, ndryshoi, deformoi, nuk i mori asgje nga “NJERIU I MIRE” qe ishte, nuk i hoqi asgje nga KRITIKU ndaj gjithckaje qe binte ndesh me bindjet e tij; pushteti ishte gjithnje me pak se librat qe lexonte, qe shkruante, qe perkthente; DIJA MBETI PUSHTETI I TIJ, BERATI DASHURIA E TIJ!
NAMIR!
U ndale ne muajin tend te besimit, dashurise, adhurimit, ne diten e fundit te tij dhe NATEN E MADHE TE GEZIMIT; ZOTI TE MORI PER VETE! I tiji qofsh!
and then