Më 23 maj demokratët votojnë për kryetarin/ “Nuk bëhen zgjedhje në kohë ‘lufte’”, Korreshi: S’do fitoj un nga Lushnja me sallatorë…

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka komentuar procesin për zgjedhjen e kreut të partisë, që do të zhvillohen më 23 maj.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Korreshi u shpreh se kreu i ri i partisë duhet të jetë një person që ka mbështetje në bazë dhe që është i provuar në pushtet.

“Isha për ndryshim nuk isha rreshtuar krah Berishës. Të gjithë e mbani mend. Kur ndodhën gjërat brenda partisë, dhe shihej se rikthimi i PD ndodhte për të marrë lekët e KQZ dukej absurde se çfarë po ndodhte. Tani them ndonjëherë, përderisa ka vota
Kreu i PD nuk mund të bëhet me emërim sepse do vijë një ditë të përballesh me votat. 23 maji është i hapur, ky është momenti, pavarësisht se unë them në moment lufte nuk bëhen zgjedhje. Jemi në “luftë” dhe protesta dhe bëjmë zgjedhje

Po të ketë një garë sot, nuk shoh dikë tjetër. Një pozicion në opozitë nuk i shërben as dreqit. Nuk erdha në PD të jem ushtar unë, dhe të qenit kryetar duhet ta meritosh. Jo të thotë Lushnja po të bëj unë ty se e meriton. Duhet të shohësh veten në pasqyrë e të njohësh veten. Nuk mund të dal unë të them jam më i mirë se Berisha se mora 1 mijë like në FB. Duhet të jesh provuar pak në pushtet. Jo të dalë një nga Lushnja me sallatorë e të bëhesh kryetar i PD”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×