
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Pronari i kësaj argjendarie Lytfi Alia, tregon se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Ai thekson që herë të tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme pas rënies së alarmit ata janë larguar pa marr asgjë.
Sipas kamerave të sigurisë ai tregon se janë 3 person të maskuar të cilët e kane hapur dyqanin me kriko makine.
Herët e tjera që dyqani i tij është grabitur Lytfiu tregon se ka pasur dëme të mëdha mbi 15 mije euro, ai shpreson që kësaj here policia të beje të mundur identifikimin e autoreve pasi ky është një rast i përsëritur:
“Në orën 3:30 është hapur dyqani me kriko, ka rënë sistemi i alarmit dhe kanë ikur ata. Nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë. Dyqani im është vjedhur mbi tre herë gjatë kohës që unë e kam hapur si biznes. Edhe dy herët e para nuk janë kapur autorët. Të shikojmë këtë rradhë. Dëmi ka qenë i madh, mbi 15 mijë euro (në vjedhjet e tjera). Kemi frikë për biznesin, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot. Nuk është e njëjta dorë, se dyqani im është vjedhur para 15 vitesh atë herë. Ra alarmi prandaj s’vodhën dot gjë dhe janë larguar. Kur kam ardhur unë s’më la policia të hyja brenda. Mbaroi policia veprimet, pashë gjendjen dhe s’ishte marrë asnjë gjë. Kamerat e sigurisë i kanë filmuar autorët por ata janë me maska. Ishin 3 persona.”, tha ai.
and then