Çmimi i karburanteve/ Fermerët në krizë, kush po e paguan faturën? Eksperti: 4 mln lekë dëm nga nafta në vetëm 2 javë!

Rritja e çmimit të karburanteve po sjell pasoja të drejtpërdrejta në sektorin e bujqësisë, duke rënduar kostot për fermerët dhe duke rritur shqetësimet për zinxhirin e furnizimit ushqimor.

I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, eksperti i bujqësisë Franc Kaloshi theksoi se nafta mbetet një nga inputet kryesore për aktivitetin bujqësor.

Sipas tij, vetëm në dy javët e fundit, kostoja është rritur ndjeshëm:
“Jam detyruar të blej rreth 7-8 mijë litra naftë, që përkthehet në 3 deri në 4 milionë lekë të vjetra kosto shtesë pas rritjes së çmimit”, u shpreh ai.

Eksperti theksoi se rritja e çmimeve ka qenë e menjëhershme dhe e lidhur me zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht tensionet në Iran. Ai shtoi se menjëherë pas përshkallëzimit të situatës, furnizimi me karburant u ndërpre përkohësisht, duke krijuar pasiguri në treg.

“Këtu kemi praktikisht një furnizues të vetëm, dhe kjo e bën situatën edhe më të vështirë”, u shpreh Kaloshi, duke ngritur shqetësime për mungesë konkurrence dhe rritje të pakontrolluar të çmimeve.

Ai ironizoi gjithashtu situatën në pikat e karburantit, duke thënë se punonjësit “Kknë një javë punëtorët e karburanteve ndryshojnë numrat e çmimeve të karburanteve do lëmë nam do të rrëzohet dikush nga shkallët”, për shkak të luhatjeve të shpejta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×