“Dibranëve u thashë nëse s’i dëgjoni ato, jeni çyrykë”, Rama: Jemi në pushtet, falë grave! Duhet të kapërcejmë shifrën 34% të përfaqësimit të tyre!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja e PS-së sërish ndryshime të përfaqësisë së grave brenda PS-së.

Ai kujtoi batutën e tij në kohë fushate me dibranët, teksa u tha atyre që; janë çyrykë nëse nuk dëgjojnë gratë e tyre kur të votojnë.

“Ne jemi në pushtet, falë grave. E kuptuan dhe ata në Dibër, ku u ne morëm më shumë vota. Ata e kuptuan dhe kur unë u thash; nëse s’dëgjoni gratë, jeni çyrykë dhe në fakt ata treguan se nuk janë të tillë. Ne nuk kemi ambicie për të qenë ata që nuk duhet të jemi duke pasur 34% gra dhe duhet ta kapërcejmë. Do ta kapërcejmë tani! Kemi organizata ku ka vetëm një burrë dhe nuk ka bashkëkryetare fare. Duhet të mos e lejojmë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×