Miqësoret kundër Letonisë U-17/ Trajneri Dama zbardh listën me 22 lojtarët e grumbulluar

Edhe Kombëtarja U-17 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë, më 26 dhe 28 mars. Dy përballje të rëndësishme për kuqezinjtë, që shërbejnë si teste përgatitore në prag të kualifikueseve të ardhshme të kësaj grupmoshe.

Trajneri Armand Dama, i emëruar pak muaj më parë në krye të ekipit U-17, ka përzgjedhur 22 lojtarë për këto sfida. Skuadra do të nisë përgatitjet të hënën në Durrës, ku do të ndjekë një program intensiv stërvitor.

Ndeshja e parë ndaj Letonisë do të luhet më 26 mars, në stadiumin e Vorës, në orën 11:30. Takimi i dytë është programuar për datën 28 mars, në orën 10:00, po në të njëjtin stadium. Hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërsa të dyja sfidat do të transmetohen drejtpërdrejt në FSHF TV.

Bgg
Bgg



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×