
Aksident në Kalanë e Berartit. Rreth orës 12:30, një 69-vjeçare holandeze ka mbetur e plagosur, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasja me inicialet L. T. (K), banuese në Tiranë dhe me kombësi holandeze, ka pësuar dëmtime si pasojë e rënies. Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
and then