
Kryeministri Edi Rama nga asambleja e PS-së tregoi kushtin e vënë për të gjithë kryetarët e bashkive që duan rë rikandidojnë.
Ai tha se kusht për rikandidim është nëse kandidati ka siguruar 10 kontrata në kuadër të paketës së maleve apo dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara.
“Nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për t’u rikandiduar pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe po 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara.
Është e pamundur që kjo gjë të rithuhet, reforma administrative territoriale t’i vendosë bashkive në qendër territor që vazhdon të shihet si territor punësh komunale. Në ato territore të gjitha këto të tjerat janë funksion i një jete që nuk zhvillohet duke shkuar në punë, po duke shkuar për të punuar tokën.
and then