Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka përmendur vazhdimisht në konferencën e sotme për mediat Nedim Bajramin si një lojtar i cili kishte qenë vazhdimisht protagonist për kuqezinjtë dhe vinte si golashënuesi kryesor i ekipit në periudhën e drejtimit të brazilianit. Por situata e mesfushorit nuk është ndër më të mirat te Rejnxhërs.

Kjo u pa edhe sot, në takimin mes Rejnxhërs dhe Aberdin në kampionatin skocez, ku Bajrami nuk ishte as në pankinë për skuadrën e tij, një situatë që u përsërit edhe para një jave ndaj St. Mirren ku futbollisti i Kombëtares ishte përsëri jashtë ekipit. Një situatë absolutisht e papërshtatshme para ndeshjeve aq të rëndësishme për Shqipërinë, por që nuk dukej alarmante për trajnerin, në krahasim me futbollistë të tjerë.

Silvinjo deklaroi i shqetësuar se nuk dinte si ishte Asani, apo nuk njihte situatën e Brojës, për të cilin tha se ka luajtur vetëm 2 minuta pas kthimit nga dëmtimi. Dhe duket se edhe ky i fundit nuk është në ditën e tij më të mirë para grumbullimit, pasi edhe sot ishte spektator në stol ndaj Fullhemit.

Telash më vete mund të jetë edhe fakti se Arbër Hoxha, një tjetër kandidat për formacionin titullar ndaj Polonisë, ka humbur vendin e tij në formacion te Dinamo Zgareb dhe po luan me minutazh të reduktuar në muajin e fundit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×