“Të bëhemi si Kosova dhe Maqedonia”/ Nafta 214 lekë litri, Berisha: Kemi gati draftin! Ja masat që do të kërkojmë të merren

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve në vend, duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për lehtësimin e kostove për qytetarët.

Duke iu referuar faktit se çmimi i naftës ka arritur në 214 lekë për litër, Berisha deklaroi se opozita ka përgatitur një draft me masa konkrete për uljen e çmimit.

Sipas tij, propozimi përfshin përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe rishikimin e akcizës mbi karburantet. Ai theksoi gjithashtu se do të kërkohet aplikimi i një sistemi fiskal të ngjashëm me atë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kemi përgatitur një draft me të cilin kërkojmë përgjysmim të taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Do të kërkojmë të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni”, u shpreh Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×