Tirana, Shehi: Respekt për kundërshtarin, 3 pikët më shumë se detyrim

Tirana do masë forcat me Vorën në  kuadër të kampionatit. Para ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi bëri vlerësimin e tij.

“Mund të cilësohet ndeshje e rëndësishme edhe për atë që thatë ju për renditjen, në këtë fazë ku jemi, të gjitha ndeshjet për ne janë vendimtare dhe të rëndësishme. Kështu është gara, luan ti dhe të tjerët, përqëndrimi ynë është te ndeshja që do të zhvillojmë dhe pastaj pyet si kanë dalë të tjerat. Këtë javë jemi në të fundit që luajmë dhe do ti shohim me interes rezultatet e kundërshtarëve tanë. Kundërshtarët kanë bërë mirë dhe janë rivalë direkt dhe kërkojnë respekt maksimal.

Xhixha dhe Tabeku pothuajse nuk janë stërvitur gjatë gjithë javës, sot kemi testin e fundit që do të shikojmë dhe do të analizojmë gjendjen e tyre shëndetësore dhe pastaj do të vendosim nëse do të jenë pjesë e skuadrës për nesër apo jo”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×