Zgjedhjet brenda strukturave dhe vendoret e 2027-ës, nis mbledhja e Asamblesë së PS (Agjenda)

Ka nisur mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Kryeministri Rama, pasi bëri ndryshimet në qeveri, duket se ka kthyer sytë nga partia, ku në fokus është riorganizimi i saj.

mëson se fjalën hapëse në mbledhje do ta ketë pikërisht Sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, për t’ja pasuar më pas kryesocialistit, Edi Rama.

Po ashtu mësohet se kryefjalë e diskutimeve do të jetë puna e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën si dhe fokusin për zgjedhjet e radhës, ato në 2027-n.

Kujtojmë se socialistët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe zgjedhjen e forumeve të reja, proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor. Kjo datë përkon dhe me 35 vjetorin e krijimit të Partisë socialiste.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×