“22 marsi i demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi”/ Meta për protestën e PD: Qytetarët i dhanë një grusht narko-regjimit! Rama do shembet nën këmbët e sovranit!

Ish-presidenti Ilir Meta deklaron se ’22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të lirisë”. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Meta thotë se në protestën e sotme qytetarët treguan revoltën e tyre dhe i dhanë një grusht narkoregjimit.

Reagimi:

22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të Lirisë.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve, nga Tirana dhe mbarë vendi, që me revoltën dhe zemëratën e tyre i dhanë sot një grusht Narkoregjimit.

Dhuna ndaj protestuesve paqësorë, rrëmbimet e qytetarëve dhe sulmi i narkopolicëve ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dëshmojnë panikun e thellë të Edi Ramës dhe pushtetit të tij që do shembet nën këmbët e sovranit!

Edi Rama është tashmë thjesht një frikacak i trembur gjer në palcë, që fshihet poshtë çizmeve të Narkopolicisë.

Asgjë nuk ja ndryshon dot fundin atij!

Tani fjalën e ka populli dhe vetëm ai do të vendosë!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×