Bashkia Malësi e Madhe nderon dy lojtarë të kombëtares dhe një boksier, vlerësim për kontributin e madh në sport

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit Mario Mitaj, Armando Broja dhe boksieri Jurgen Uldedaj u shpallën “Qytetar Nderi” të bashkisë Malësi e Madhe për vlerat e treguara në arenën botërore të sportit.

Teksa jemi pak para ndeshjes së Play Off ndaj Polonisë, ky nderim për Mitajn është një motivim i madh për të arritur fitoren.

“Ditë e veçantë për mua. Nuk ka krenari më të madhe. Jam krenar që jam malësor. Falenderoj kryetarin e bashkisë. Normal që më motivon.

Nuk mund të shkoj në Poloni dhe të humbas, vetëm fitore ka. Ndeshja do jetë e vështirë, në ndeshjen e fundit i kemi mundur. Do ta shikojmë rrugëtimin”- tha Mitaj.

Në këtë ceremoni për nderimin e 3 sportistëve të Malësisë së Madhe morën pjesë përfaqësues politik, të afërm dhe sportistë të rinj të kësaj treve të cilët dëshirojnë të ndjekin ëndrrën si Mitaj, Broja dhe Uldedaj.

Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj e cilësoi këtë të dielë si ditë të shënuar. “Kjo është kënaqësi për gjithsëcilin që është këtu. Shumë e shumë do kishin pasur dëshirë, por ftesat janë me pikatore. Kjo është një ditë e shënuar. Unë shpresoj që të tret ë ecin dhe  të shkojnë lart e më lart”- tha Marinaj.

Babai i Brojës, Xhevahir Broja bëri komentin e tij, teksa nuk munguan as batutat. “Edhe e ka merituar, edhe nuk e ka merituar (qesh). Shumë respekte, nuk do harrojmë asnjëherë që jemi malësor. Shpresoj ta respektojmë këtë titull”.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×