“Çmimi i naftës në 215 lekë, 60% taksa që përfundojnë në buxhet”, Erisa Xhixho: Qeveria rrëzoi propozimet e PL për pezullimin e taksës së qarkullimit dhe karbonit

Zv/presidentja e PL, Erisa Xhixho, ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, duke deklaruar se ai ka arritur në 215 lekë për litër.

Sipas saj, rreth 60% e çmimit të karburantit përbëhet nga taksa që përfundojnë në buxhetin e shtetit. Xhixho theksoi se në disa vende të rajonit po merren masa për uljen e çmimeve, duke përmendur kufizimin e fitimeve në Kosovë, uljen e akcizës në Mal të Zi dhe Serbi, si dhe uljen e TVSH-së në Maqedoninë e Veriut.

Ajo shtoi se PL ka propozuar pezullimin e taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit si zgjidhje të menjëhershme, por sipas saj, këto propozime janë refuzuar nga qeveria.

Xhixho paralajmëroi se rritja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës, duke ndikuar në çmimet e produkteve bazë dhe transportit, ndërsa theksoi se zgjidhja sipas saj është ulja e taksave.

Ajo ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur për në orën 18:00, duke e cilësuar si një reagim kundër rritjes së çmimeve dhe situatës ekonomike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×