
Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u zhvillua gjatë fundjavës me përballje të luftuara dhe rezultate që ndikojnë në garën për “Final 4” dhe në betejën për mbijetesë.
Sfida hapëse e kësaj jave mes AF Elbasani dhe Egnatia, e zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena, u mbyll në barazim pa gola 0-0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë.
Fitore të rëndësishme mori Bylis, që në stadiumin Adush Muça mposhti Flamurtarin 2-1 dhe siguroi tri pikë me shumë vlerë.
Në Durrës, përballja mes Teuta dhe Partizanit në stadiumin Niko Dovana përfundoi 2-2, në një sfidë të luftuar deri në fund.
Pa gola u mbyll edhe dueli mes Vllaznisë dhe Dinamo City në stadiumin Loro Boriçi, me rezultatin 0-0.
Java u mbyll me suksesin fantastik të KF Tiranës, që në stadiumin Selman Stërmasi mposhti Vorën me rezultatin e thellë 3-0.
and then