Konfrontim dhe akuza! Noka-efektivëve: Mercenarë të krimit. Morët urdhër për të sulmuar Berishën me spraj. Do ta paguani (VIDEO)

Me tone të forta, demokrati Flamur Noka ka shpërthyer në akuza në drejtim të policisë. Ai tha se policia ka marr urdhra me porosi për të sulmuar Sali Berishën me spray në sy.

“Do vijë ditë, do vijë. Jeni shndërruar në një bandë. Pse funksiononi si bandë, nuk funksiononi si institucion kushtetues. Keni marrë urdhër, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës. Jo të gjithë ju, po një nga ju. E kemi të filmuar, do e paguani. Do ta paguani shtrenjtë. Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar. Atij i shërbeni. Nuk e ka të gjatë sepse nuk mund të rrijë më ky kriminel në krye të qeverisë. Hoqët një narkotrafikant, keni vënë një vrasës politik në krye të policisë sot. Ndaj mos merrni urdhra prej tyre sepse gjithsecili prej jush ka familje. Edhe juve taksa Rama 2200 u ka shkuar, jo vetëm qytetarëve të thjeshtë. Edhe për ju çmimet e ushqimeve kanë shkuar në ekstrem. Ndaj mos u bëni mercenarë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×