
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në podcastin “Flasim” se marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Kinës janë miqësore dhe se progresi i këtij vendi është i jashtëzakonshëm.
Në bashkëbisedimin me atashen e ambasadës së Kinës në Tiranë dhe 3 studentet kineze, Rama bëri të ditur se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The Neë China Playbook” të ekonomistes Keyu Jin, duke e cilësuar atë si një vepër që ndihmon në kuptimin e Kinës pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve të krijuara në botën perëndimore.
Ai tha se autorja pritet të ftohet në Shqipëri për prezantimin e librit.
Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Kryeministri u shpreh se, ndonëse Shqipëria dhe Kina janë shumë të ndryshme në madhësi dhe zhvillim, bashkëpunimi mes tyre mbetet i rëndësishëm. Ai theksoi gjithashtu nevojën për rritjen e turizmit dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademik mes dy vendeve.
Sipas Ramës, forcimi i shkëmbimeve kulturore dhe arsimore mund të kontribuojë në afrimin edhe më të madh mes Shqipërisë dhe Kinës.
Edi Rama: Marrëdhënia jonë me Kinën dikur ka qenë e afërt, shumë e afërt, pastaj gjërat ndryshuan. Dhe jemi shumë më larg sesa ç’mund të jetë Kina sot me shumë vende të tjera dhe këtu në rajon, për hir të vërtetë. Por marrëdhënia është miqësore. Nga ana tjetër progresi i Kinës është i jashtëzakonshëm.
Unë jam duke ndjekur një përkthim te një libri që më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë, një libër i shkruar nga një ekonomiste kineze që ka studiuar në SHBA dhe që jeton midis Kinës dhe Britanisë së Madhe. Është profesore në LSE dhe ka shkruar një libër që titullohet “The neë China playbook”.
Nuk e di, po diskutoja me botuesin si ta përkthej në shqip playbook. Por mund të përkthehet “Manuali i ri i Kinës”. Manuali është një document që të ndihmon si të përdorësh makinën etj. Pra është një libër i jashtëzakonshëm, është shkruar me qëllimin sic e thotë dhe ajo, që ka jetuar midis 2 kulturave, pra është shkruar për të ndihmuar njerëzit që ta shohin Kinën pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve që janë krijuar në botën perëndimore.
Dhe po e ndjek për ta përkthyer dhe do ta nxjerrim në shqip dhe do ta ftojmë autoren, Keyu Jin të vijë këtu dhe do tju ftojmë në prezantim. Kina është shumë e madhe ne jemi shumë të vegjël. Historia mes nesh ka qenë bardh e zi. Ka qenë një kohë që kemi qenë afër dhe pastaj larg. Por unë do doja shumë të kishim më shumë turistë dhe një gjë tjetër që është e vlefshme, të mësojmë më shumë dije të akumuluara në Kinë në shumë drejtime.
Nëse do ishte e mundur, të shtonim bashkëpunimet universitare me Kinën, në disa degë që ju jeni pararojë. Po të isha 20 vjeç, do mësoja gjuhën tuaj.
and then