Protesta e PD para Kryeministrisë/ Belind Këlliçi: Çdo ditë qeverisje e Ramës është një ftesë për të protestuar

Deputeti i PD, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën që do të organizohet pasditen e sotme para Kryeministrisë.

Në një reagim në rrjetin social facebook, Këlliçi shkruan se çdo qytetar ka arsye për të protestuar duke përfshirë këtu “koston e jetesës, varfërinë, padrejtësitë apo korrupsionin qeveritar.

Një tjetër arsye që Këlliçi liston është rritja e çmimit të naftës, ku shton se kryeministri Edi Rama është ai që pasurohet më shumë nga e gjithë kjo situatë. Sipas deputetit, çdo ditë qeverisje e Ramës është një ftesë për të protestuar.

Postimi i plotë

Secili ka arsyet e motivet e përditshme për të protestuar, për koston e jetës, për varfërinë, për padrejtësitë, për korrupsionin qeveritar që tanimë mbrohet me votë në Kuvend.

Edhe sot disa orë para bashkimit tonë në shesh, Edi Rama u dha qytetarëve një tjetër nxitje për revoltë.

Çmimi i naftës ka kaluar 2 mijë lekë, madje është 2 mijë e 140 lekë dhe ai e quajti këtë një kërcim të vogël.

Edi Rama nuk e ka problem se preket ekonomia e xhepi i njerëzve.

Nga këto kërcime, ai pasurohet sepse më shumë para shkojnë në arkën e qeverisë të cilën e përdor si qesen personale.

Qeverisja e tij, çdo ditë e tij në karrige, janë një ftesë për t’u ngritur, për rezistencë.

Takohemi sot në orën 18:00, para Kryeministrisë!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×