Protesta kombëtare, Berisha mbërrin në selinë blu/ Këlliçi: PD nuk bën hapa pas, aksion opozitar deri në fund. Skenarin do ta shihni…

Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme protestën e radhës kombëtare. Kreu i PD Sali Berisha mbërrin në selinë blu.

Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa për News24, Belind Këlliçi u shpreh se PD është e vendosur dhe se nuk do të bëjë asnjë hap pas. Po ashtu nënvizoi se PD i është përgjigjur kërkesës së demokratëve për të zhvilluar aksion opozitar.

“PD është e vendosur për të mos bërë asnjë hap pas. Ne jemi të vendosur për ti shkuar kësaj kauze deri në fund. Skenarin do ta shihni momentin që do nisë. Pra demokratët nuk duan fjalime por një aksion konkret dhe ne po i përgjigjemi me këtë formë ditën e sotme”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×