“22 marsi dita e demokracisë”/ Berisha: Protesta në nivele të tjera. Beteja jonë do përfshijë të gjithë Shqipërinë, e pandërprerë deri në largimin e Ramës

Kreu i PD Sali Berisha në daljen e tij për mediat, foli për protestën e mbajtur një natë më parë në Tiranë.

Berisha theksoi se shqiptarët treguan se janë të pamposhtur nga narkodiktatura e Ramës. Gjithashtu nënvizoi se protesta ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

“22 mars dita e parë e demokracisë me demonstratën e fuqishme, shqiptarët dje treguan se janë të pamposhtur nga kjo narko-diktaturë. Kurrë ndonjëherë kryengritja nuk ka qenë më e fuqishme se dje në rrugët e Tiranës. Beteja jonë do njohë vetëm ngjitje dhe do të përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do e jetë e pandërprerë deri në largimin e kësaj organizate me në krye Edi Ramën”, tha mes të tjerash Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×