Anis Mehmeti më i shtrenjti, Broja zbret nga “podiumi”! Ja sa vlejnë lojtarët e Shqipërisë të grumbulluar për duelin ndaj Polonisë

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26 mars, në orën 20:45 në Varshavë, në ndeshjen e parë të fazës “Play Off” të Botërorit 2026. Ky është një duel vendimtar për kuqezinjtë, të cilët synojnë të hedhin një hap historik drejt kualifikimit, përpara një kundërshtari me përvojë të madhe ndërkombëtare.

Trajneri Silvinjo bëri publike listën me 26 lojtarët e grumbulluar për këtë përballje, si dhe për ndeshjen e mundshme të 31 marsit ndaj Ukrainës ose Suedisë, duke sjellë risi, rikthime, por edhe mungesa të rëndësishme.

Interesant është fakti se vlera totale e 26 futbollistëve të grumbulluar nga Silvinjo shkon 95.65 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Lista kryesohet nga Anis Mehmeti, që ka vlerën më të lartë, plot 14 milionë euro. 24-vjeçari i cili është pjesë e Ipsuiçit në Angli, po kalon një moment mjaft të mirë, teksa në pak kohë vlera e tij u rrit nga 10 milionë euro në 14.

10



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×