
I ftuar në studion e News24, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, deklaroi se për shkak të luftës së Ramës me drejtësinë, Shqipëria po rrezikon integrimin në BE.
Kalaja tha se pas rrëzimit të kërkesës së SPAK në Kuvend nga mazhoranca për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut, Brukseli ka dhënë deklarata të forta.
“Na kanë anuluar shumë fonde dhe nga ana tjetër ne kemi marrë shumë goditje në fytyrë që dmth ne se kemi seriozisht integrimin”, tha Aulon Kalaja, duke shtuar se vendosja e precedentit që ka bërë PS me Ballukun, është pengesë që do i ndodhë shtetit shqiptar.
“S’ka lidhje nëse është apo jo e pafajshme Balluku por ka lidhje me precedentin e krijuar për cdo politikan, që nesër parlamenti do të sillet në këtë mënyrë. E parë në këtë këndvështrim do kuptojmë dhe arsyet pse ka dalë opozita në shesh”, u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja.
Aulon Kalaja: Kjo është kriza më e thellë politike që ka patur Shqipëria, për shkak të disa arsyeve, luftyës së hapur që Rama i ka shpallur drejtësisë dhe një spirale shumë të rrezikshme që ne futemi në atë që quhet vonesë dhe ndoshta anulim për të hyrë në BE. Ne kemi shumë deklarata të forta nga Brukseli që Shqipëria është jashtë loje. Pra na kanë anuluar shumë fonde dhe nga ana tjetër ne kemi marrë shumë goditje në fytyrë që dmth ne se kemi seriozisht integrimin.
Së dyti, ka të bëjë me drejtësinë përballja direkte që po bën Rama me SPAK, nga dashnor i zjarrtë në pengues i drejtësisë. Dhe vendosja e precedentit që ka bërë me Ballukun është pengesë që do i ndodhë shtetit shqiptar. S’ka lidhje nëse është apo jo e pafajshme Balluku por ka lidhje me precedentin e krijuar për cdo politikan, që nesër parlamenti do të sillet në këtë mënyrë. E parë në këtë këndvështrim do kuptojmë dhe arsyet pse ka dalë opozita në shesh. Opozita po ndjek lëvizjet e qeverisë “Rama”.
Ne duhet të shohim përcaktimin e protestës së ardhshme, sepse ne futemi në një spirale shumë të rrezikshme.
Rama kërkon që të djegë afatet për Ballukun. E ka ndarë mendjen. Fakti që ai e caktoi atë si drejtuese e qarkut të Fierit, ne s’kemi ca kërkojmë tjetër. Kjo parti ka humbur cdo raport me të vërtetën, por si ka mundësi që vetëm një Elisa Spiropali aty brenda u distancua nga korrupsioni. Kjo parti është bërë njësh me korrupsionin, quhet PK jo PS. Jo parti komuniste por parti e korrupsionit. Është njollë turpi, duhet të ketë ca njerëz atje brenda, të rinjtë
and then