Gola dhe rekorde, Bayern dhe Harry Kane takim me historinë

Bayern Munich vijon marshimin në Gjermani, “çmontoi” edhe Union Berlin me “poker” golash duke e bërë titullin një formalitet, në një kohë kur 7 javë përpara fundit kryesojnë të qetë, +9 në raport me B.Dortmund. Më shumë se sa gara me Dortmund, Bayern është në kërkim të një mbyllje perfekte, të mbyllin një sezon me shifra rekord.

Djemtë e Kompany kanë shënuar 97 gola në total, 4 gola larg rekordit të vendosur në sezonin 1971-72. Ky rekord është thjeshtë çështje kohe për t’u thyer. Edhe një herë ai që bëri protagonistin për Bayern ishte Harry Kane. “Bomberi” anglez po përjeton një sezon fantastik pasi përballë Union realizoi golin e tij të 31 në Bundesligë, po aq sa ka shënuar i gjithë ekipi i Union Berlin këtë sezon. Harry Kane është vetëm 10 gola larg rekordit të vendosur nga Robert Lewandowski në sezonin 2020/21.

Kane beson se 7 javë përpara fundit, mund të kapë “bomberin” polak: “Është ende e mundur, thjesht duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bëj. Gjithçka që më duhet është ndonjë tripletë, ose disa dygolësha radhazi, pastaj mund të duket pak më i mundshëm”, u shpreh Harry Kane. Në total, Harry Kane ka shënuar këtë sezon 48 gola në 45 ndeshje, shifra me të vërtetë fantastike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×