
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë këtë të enjte në Poloni një sfidë historike për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026. Një duel i ethshëm ku e vetmja rrugë për të vazhduar më tej është fitorja, e cila padyshim kërkon gola.
Dhe bilanci i golave me fanellën e Kombëtares për lojtarët që janë pjesë e listës së të grumbulluarve nga Silvinjo, nuk është ndër më të mirët. Në total janë 13 nga emrat në listë ata që kanë gjetur rrugën e rrjetës me Kombëtaren shqiptare gjatë viteve si kuqezinj.
Golashënuesi më i mirë i listës aktuale është Nedim Bajrami, me 7 gola të shënuar, i ndjekur nga Asani, Uzuni dhe Broja me nga 6. Më pas vijnë Asllani me 5 dhe Laçi me 4 si lojtarët më të spikatur në fazën e realizimit me fanellën kuqezi në grupin aktual.
Në total, këta 13 lojtarë kanë shënuar 46 gola, që përbën pak më shumë se gjysmën e golave që ka shënuar Robert Levandovski në karrierën e tij me Poloninë. Sulmuesi i njohur polak ka realizuar 88 herë me ekipin përfaqësues.
Ndërkohë, në radhët e këtij ekipi janë edhe katër futbollistë të tjerë që kanë realizuar më shumë se 10 gola me përfaqësuesen: Grosiçki (17), Zielinski (16), Sviderski (13) dhe Piontek (12). Ky do të jetë padyshim një avantazh jo edhe aq i vogël për polakët në duelin e të enjtes.
GOLAT E SHQIPËRISË
7 Bajrami
6 Asani, Uzuni, Broja
5 Asllani
4 Laçi
3 Ismajli, Muçi
2 Hysaj
1 Gjimshiti, Ajeti, Ramadani, Hoxha
and then