Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë, dyshohet se…

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish, duke djegur rreth 40 kuintalë misër dhe elb, si edhe 150 dëngje jonxhë.

Burimet bëjnë me dije se shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e vetë pronarit në ambientin ku ai qëndronte.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kolonjës me dy mjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Falë ndërhyrjes në kohë, u arrit të parandalohej përhapja e zjarrit drejt një sipërfaqeje pyjore me lisa që ndodhej pranë stallës, duke shmangur pasoja edhe më të rënda për zonën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×