Deklaroi se ishte shtatzënë/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për ish-zëvendësdrejtoreshën e AKSHI-t

Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Hava Delibashin, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Më herët Delibashi ka deklaruar në institucionet e drejtësisë se është shtatzënë.

Sipas vendimit të fundit, masa “arrest në shtëpi” është zëvendësuar me masa më të lehta sigurie, konkretisht “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×