Deputeti Tritan Shehu: Shqiptarët duhet të jenë në krah të SHBA përballë rreziqeve nga regjimet si ai i Iranit

Sot shënohet përvjetori i 27 i fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi pozicionet ushtarake serbe, që synonin t’i jepnin fund genocidit në Kosovë. Në këtë kontekst, deputeti Tritan Shehu ka bërë një reflektim mbi rëndësinë e këtij angazhimi ndërkombëtar dhe lidhjen e tij me shqiptarët.

“Pa SHBA asnjë nuk di se në çfarë skute të Serbisë do të ishte Kosova, si do të ishin të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi, cilat do të ishin raportet me NATO-n e Shqipërisë, në çfarë nivele do të ishte siguria jonë”, shkruan Shehu në FB.

Ai kujtoi edhe fjalimin e presidentit amerikan Bill Clinton para popullit amerikan, që sipas tij, shërbeu si prelud për “shpëtimin, çlirimin, lirinë e paqen në Kosovë”. Shehu shton se ky ishte gjithashtu prelud për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilën më vonë e njoftoi presidenti George W. Bush në Tiranë, pranë kryeministrit Sali Berisha.

Deputeti theksoi edhe ndikimin e këtyre ngjarjeve mbi ndryshimet demokratike në rajon. “Duke u shoqëruar nga ndryshimet demokratike në Maqedoninë e Veriut, drejt të drejtave themelore të shqiptarëve aty. Duke e drejtuar të gjithë Kombin shqiptar drejt lirisë, Europës, Perëndimit e NATO-s”, shkruan ai.

Shehu nënvizoi se shqiptarët nuk duhet të harrojnë mbështetjen e ShBA-së në situata të vështira: Kjo është një arsye më shumë pse ne duhet të jemi të gjithë në krah të ShBA-së në gjeopolitikat e saj, në ndërhyrjet e saj në zona tëjet të vështira. Gjithmonë ato në shërbim të paqes, stabilitetit, luftës me terrorizmin, radikalizmat e ekstremizmat.

Duke përmbyllur mesazhin, Shehu thekson se mbështetja për SHBA mbetet jetike edhe në kohët e vështira, duke u përballur me sfida globale dhe regjime autoritare. “Prandaj ne duhet të jemi të gjithë pa lekundje në krah të SHBA edhe në këto kohë të vështira në përballje të Washington-it e Presidentit Trump, me regjimet kriminale si ai i ajatollaheve”, përfundon deputeti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×