EMRAT/ Vrasja në fshatin Kuman, policia jep detaje: 80-vjeçari qëlloi me pushkë gruan, më pas…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kuman, ku një 80-vjeçar vrau bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në këtë fshat, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, shtetasen Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës.

Më pas, i moshuari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me të njëjtën armë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×