Gara në PD, Ervin Salianji përballë Berishës? Ilir Alimehmeti: E njoh për demokrat! Askush s’duhet të pengohet të kandidojë nëse…

Ilir Alimehmeti në një intervistë në “News24” foli për situatën në Partinë Demokratike. Gjithashtu u pyet se si e shesh kandidaturën e Ervin Salianjit përballë Sali Berishës.

Ai u shpreh se askush nuk fiton përballë Sali Berishës nga emrat që janë lakuar. Gjithashtu Alimehmeti nënvizoi se për këtë pozicion kaq të rëndësishëm duhet kohë vizion, por gjithashtu edhe një Komision ku paraqiten kandidatura, pasi jo çdo kush mund të futet në garë, pasi është i domosdoshëm edhe një filtër.

Më tej theksoi se problemi kryesor është shteti i kapur dhe korrupsioni që ka përfshirë vendin

“Se është mendimi im nuk do të thotë se është mendimi Kolegjial më i madh. Që do të thotë ka një Komision përkatës ku paraqitet kandidaturat., Po flasim për kryeministrin në hije, sepse zyrtarisht kryetari i PD është kryeministri në hije.

Jo çdo kandidaturë mund të futet në garë. Unë i përkas mendimit që ka një Komision përkatës ku paraqitet kandidaturat. Jo çdolloj kandidature mund të futet në garë. Unë i përkas mendimit që nevojitet një filtër. Ka një Komision për këtë  që marrin të gjitha kandidaturat zyrtarisht, sepse nuk mund të merren në rrjete sociale.

Në hap të parë do thoja që askush që plotëson kritere miminale nuk ka arsye që të pengohet të kandidojë në kuptimin e paraqitjes së dokumentacionit. Në mendimin tim askush prej tyre nuk fiton përballë Berishës dhe kjo është arsyeja edhe pse ndonjëherë diskutohen statutet. Unë i përkas rrymës që mendon se pluralizmi con përpara vendin. Por e them se nëse do kishte pas një garë vështirë e shoh që dikush e mund zotin Berisha”, tha ai, duke shtuar:

“Qëndroj te drejtësia, mendoj se drejtësia qëndron më shumë në kahun e opozitës. Unë e njoh Salianjin për demokrat. Askush nuk bashkohet me gjithë lëvizjet edhe të vëllait të vet. Shohim emëruesin e përbashkët. Kemi një problem madhor, shtet të kapur dhe regjim. Ndërkohë që flasim këtu ai vazhdon vjedh dhe flasim për vogëlsira në forcën tonë politike”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×