
Delegacioni i BE në Tiranë në një reagim për News24 ka komentuar protestën e fundit që mbajti opozita ditën e diel.
Në një reagim për gazetarin Ergys Gjençaj, delegacioni thekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, duke iu referuar kartës së të drejtave themelore të BE-së.
Mes të tjerash delegacioni dënon përdorimin e dhunës, ndërsa shtoi se të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj.
“Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së.
Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj.
Delegacioni i BE-së rikujton se opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në parlament dhe në jetën demokratike të vendit, përfshirë dhe veçanërisht në kontekstin e reformave themelore”, thuhet në reagim.
and then