
Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar protestën e fundit të organizuar nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një përsëritje të tubimeve të mëparshme, pa elemente të reja apo ndikim konkret.
Sipas Zekthit, protesta nuk solli ndonjë zhvillim të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të konsiderohet si akt dhune.
“Protesta ishte si herët e tjera, nuk kishte ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Nuk mu duk as ndonjë lloj dhune. Dhunë ka kur rrihen njerëz, kur thyhen kockat. Duhet të dalim nga kjo që quhet çdo gjë dhunë. Ishte një skenë e shëmtuar, por nuk e quaj dhunë,” u shpreh ai.
Ai theksoi gjithashtu se forma e protestave të ndjekura nga opozita nuk po sjell rezultate të prekshme politike, duke sugjeruar një ndryshim qasjeje nga ana e Partisë Demokratike. Sipas tij, mbledhja e qytetarëve në protesta të tilla nuk mjafton për të krijuar ndikim real.
“Partitë nuk kanë pse të bëjnë vetëm protesta të tilla. Mund të mbledhin më shumë njerëz se kaq, por nuk mund të fokusohen vetëm te protestat, pasi nuk kanë rezultat konkret politik për Shqipërinë dhe PD,” tha Zekthi.
Analisti nënvizoi nevojën për reformim të brendshëm të Partisë Demokratike, duke e cilësuar të domosdoshme që ajo të bëhet më tërheqëse dhe më përfaqësuese për qytetarët. Ai shtoi se protesta duhet të jetë vetëm një nga mjetet politike, por jo i vetmi.
Në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, Zekthi apeloi për nisjen e përgatitjeve serioze nga ana e opozitës.
“Kemi një vit nga zgjedhjet lokale që të vijnë. Duhet të nisë puna dhe përgatitja për fushatën. Protesta është një gjë, por nuk mund të mbeten vetëm te kjo. E pashë si përsëritje, pa ndonjë arritje,” përfundoi ai.
and then