
Ish-zëvendesdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Hava Delibashi është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaccme.
Delibashi po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal.
Ajo mbahet prej më shumë se 3 muajsh në masën e “arrestit në shtëpi”,
SPAK pretendon se brenda AKSHI-t vepronte një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët urdhëronin rrëmbimin e rivalëve, sikurse ishte Gerond Mece dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat.
Dy biznesmenët janë në arrati, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe Delibashi ndodhet në arrest shtëpie. Për 3 biznesmenë te tjerë dhe një zyrtar policie gjykata e posaçme ka caktuar masat e ndalimit për të dalë jashtë vendit apo pezullim nga ushtrimi i funksionit.
and then