Vetëm 2 fitore në 15 ndeshje, çfarë tregojnë statistikat për Poloni-Shqipëri?

Në letër, Polonia nuk është një rival komod, këtë e ka vërtetuar e kaluara, por historia ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Pa diskutim që Lewandowski me shokë zbresin në Varshavë, në shtëpinë e tyre, me stofin e një ekipi favorit, kjo edhe për shkak të traditës, por kuqezinjtë besojnë, fundja e kanë të freskët ndjesinë se si fitohet kundër Polonisë.

Dy ekipet përfaqësuese janë përballur 15 herë ndërmjet tyre, me bilancin që anon dukshëm nga ana e polakëve me 10 fitore. Vetëm 2 në dy raste kemi arritur të triumfojnë, ndërsa 3 takime janë mbyllur në barazim.

Në 15 përballje, Shqipëria ka arritur të shënojë 10 gola, por ka pësuar 20.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×