
Jet Bank plotëson procesin e lincesimit nga Banka e Shqipërisë për të operuar me kapacitete të plota në tregun shqiptar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt prezantimit të modelit të parë të bankimit 100% digjital në vend.
Ky zhvillim konfirmon përfundimin me sukses të një procesi rigoroz vlerësimi dhe përgatitjeje, në përputhje me standardet rregullatore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat për siguri, transparencë dhe stabilitet financiar.
Në vijim, Jet Bank do të hyjë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës banka do të jetë e aksesueshme për një grup të përzgjedhur përdoruesish. Kjo fazë synon të mbledhë përshtypje mbi përvojën e përdoruesit, funksionalitetet dhe performancën e bankës.
“Pas licencimit, fokusi ynë është të sigurojmë që çdo element i eksperiencës së klientit të jetë i thjeshtë, funksional dhe i besueshëm. Për këtë arsye, do të fillojmë me një fazë testimi të kontrolluar përpara se të prezantojmë bankën për publikun e gjerë,” –
Znj. Fatbardha Rino, CEO e Jet Bank.
Paralelisht, grupi I produkteve dhe shërbimeve do të ndërtohet hap pas hapi, duke u bazuar në kërkesat dhe feedback-un e klientëve gjatë kësaj faze, me qëllim që çdo product i ofruar të adresojë nevoja reale dhe konkrete. Bazuar në rezultatet e testimeve, Jet Bank do të përcaktojë momentin e lançimit të plotë në treg, duke sjellë një qasje të re në mënyrën si individët dhe bizneset ndërveprojnë me shërbimet financiare.
Jet Bank synon të ofrojë një përvojë bankare tërësisht digjitale, të ndërtuar mbi parime të thjeshtësisë, shpejtësisë dhe transparencës, duke iu përshtatur ritmit dhe nevojave të jetës së përditshme të klientëve të saj.
and then