FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë

Ndaj Polonisë, nuk ishte një grumbullim i lehtë për Shqipërinë, kjo për shkak të disa mungesave të rëndësishme, por lajmi i mirë është se të gjithë lojtarët e ftuar nga Sylvinho për këtë takim janë në dispozicion të trajnerit dhe në kushte të mira fizike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF, bëri me dije se në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Tiranë ekipi ishte i plotë pasi me grupin u bashkuan edhe tre lojtarët e fundit, Uzuni, Gripshi dhe Ylber Ramadani.

Këtë të mërkurë, ekipi përfaqësues udhëtoi drejt Varshavës, aty ku do të zhvillojnë edhe seancën e fundit zyrtare. Atmosfera në radhët e ekipit përfaqësues është shumë e mirë, me lojtarët dhe stafin që janë të bashkuar në këtë takim me historinë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×