Hasmit përballë njëri-tjetrit/ Betimi sipas Kanunit trondit, akuzat për vrasjen e Klevis Lleshit

Pas zbulimeve të SPAK, del në dritë një nga historitë më të rënda të gjakmarrjes që ka tronditur vendin ndër vite. Një sagë e përgjakshme që nis në vitin 2012 me vrasjen e Agim Hoxhës dhe vijon me një zinxhir hakmarrjesh, ku humbën jetën disa anëtarë të fisit Lleshi, duke përfshirë  Klevis Lleshin dhe babain e tij.

Sipas hetimeve, kjo histori arrin kulmin në vitin 2020, kur 22-vjeçari Klevis Lleshi rrëmbehet, vritet dhe më pas zhduket, ndërsa eshtrat e tij u zbuluan vetëm pas rreth dy vitesh e gjysmë në zonën e Kurbinit.

Prokuroria e Posaçme dyshon se krimi është porositur si hakmarrje nga Aurel Hoxha, ndërsa për ekzekutimin akuzohet Sabah Nuzi, i cili dyshohet se është paguar për këtë vrasje. E njëjta dosje hetimore hedh dritë edhe mbi një aktivitet të gjerë kriminal, ku sipas SPAK, bëhet fjalë për një grup të strukturuar që pastronte para të ardhura nga trafiku i drogës, duke i investuar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Pikërisht këto para dyshohet se janë përdorur edhe për të financuar vrasjen. Një histori me shumë viktima, me hakmarrje të njëpasnjëshme dhe me zhvillime që vijojnë edhe sot, ku drejtësia ende po përpiqet të zbardhë plotësisht të vërtetën.

Në studion e emisionit me “Me Zemër të Hapur”, me moderatoren dhe autoren Evis Ahmeti në “News24”, Mustafa Nuzi, babai i Sabah Nuzit, i akuzuar si vrasës me pagesë, ka dhënë dëshminë e tij.

Një dëshmi që sjell emocione të forta dhe një tjetër këndvështrim mbi një ngjarje që ka lënë pas plagë të thella në dy familje.

“Jam Mustafa Nuzi. Kam një problem me shumë rëndësi. Jam i dënuar dhe akuzuar nga policia dhe prokuroria për një akuzë të pavërtetë. Më është akuzuar djali, Sabah Nuzi, për vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit. Nuk është e vërtetë. Herën e parë jam thirrur nga prokurori i rrethit para 5-6 vitesh, se mbaj mend si datë. Në prezencë të 8 vetave në prokurorinë e Burrelit. Më është thënë; kemi dyshime se djali yt ka pjesë, dijeni në zhdukjen e Klevis Lleshit, ndërsa tha se nuk kemi fakte. Unë i thash nëse ke, jam gati që t’i vënë hekurat. Nuk është e vërtetë. Kam garantuar sipas kanunit se djali nuk ka dorë. Siç e përmban kanuni, që të jesh i qetë. Kam qejf të bashkëpunojmë se kush e vrau nipin e Qamil Lleshit. Më pas dola dhe ngaqë kishte një farë dyshimi për djalin tim, unë në rrugë private nisa një hetim. Unë kam konstatuar që Klevis Lleshi nuk është vrarë nga djali im. Jam munduar që të bashkëpunoj me policinë, me shefin e komisariatit për të zbardhur të vërtetën. Shefi i policisë në atë kohë, më la për të dyshuar se çfarë thash unë nuk u verifikuan kurrë. Dua të pyes se kush ka qenë ai person te shtëpia e Klevis Lleshit?! Kush ka shkuar me të në makinë te xhaxhai i tij?! Ku është makina e zezë që ka pasur Klevisi, që u zhduk prej Burreli?! Ku e ka çuar personi që ka çuar nënën në polici, që denoncoi zhdukjen e djalit. Ai shoqëruesi kush është? Çfarë lidhje ka me hasmin? Ajo është familja e hasmit. Si ka mundësi që të më akuzojnë mua me gjyq kapital, që nuk mund të dal jashtë dhe ma kanë akuzuar mua. Unë nuk kam lidhje me këtë punë. Si ka mundësi?! Djali im nuk e pranon. Ai bën thirrje që të hetohet e vërteta, të kenë durim. Çunin ma mbajnë, ma dënojnë për kot, me akuza të pavërteta. Arsyeja; konflikti që unë kam me prokurorin e rrethit dhe ish-shefin e policisë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×