Ish-deputeti i PS-së, avokat i Veliajt/ “S’jam thirrur kurrë për t’u marrë në pyetje!”, Ndreca: S’jam në konflikt interesi me çështjen! Procesi duhet të garantojë mbrojtje efektive

Dje u pranua zyrtarisht nga GJKKO ndryshimi i avokatit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, teksa çështja ka nisur në themel. Në një intervistë për News24, avokati i Veliajt, ish-deputeti socialist Plarent Ndreca deklaroi se ai nuk kishte konflikt interesi me këtë çështje, pasi nuk ishte thirrur kurrë nga SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë rast.

Ai tha se vendimi për të përfaqësuar Veliajn në gjykatë, duke qenë se njihen prej kohësh në aspektin politik dhe profesional.
Ndreca sqaroi se është angazhuar zyrtarisht për të mbrojtur Veliajn në themel të çështjes rreth dy javë më parë, ndërsa theksoi se ka qenë edhe më herët avokat i tij. Ndreca bëri të ditur se seanca e fundit nuk u zhvillua për shkak të mungesës së palëve të tjera dhe shtoi se ende nuk është njohur plotësisht me aktet, ashtu si edhe vetë Veliaj.

Avokati nënvizoi se procesi nuk duhet të mbetet formal, por duhet të respektojë standardet kushtetuese, duke garantuar kohën dhe mundësinë e nevojshme për një mbrojtje efektive për personin nën akuzë. Sa i përket gjendjes së klientit të tij, Ndreca u shpreh se Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mendore, i qartë dhe i vendosur për t’u përballur me situatën, edhe pse, sipas tij, bëhet fjalë për një moment jo të lehtë për çdo individ, veçanërisht për një politikan dhe drejtues të kryeqytetit.

“Ishte vendim i duhur ligjor, pasi kërkesa e prokurorëve ishte e pabazuar, pasi nuk kisha dështuar për këtë çështje. Nuk kishte konflikt interesi. Jo nuk ishte lajm sekret, por as për t’u bërë publike. Ne njihemi si bashkëpunëtor politik, ishte vendimmarrje e natyrshme. U kërkua nga zoti Veliaj. Ka qenë një proces i vijueshëm, por nuk di të them se kur u kërkua. Kam qenë dhe më herët avokat i zotit Veliaj. Vendimmarrja ishte para 2 javësh që unë të mbuloj procesin e çështjes në themel. Dje nuk u zhvillua procesi, për shkak të mosprezencës së të dy palëve të tjera. Unë jam ende i panjohur me aktet. Dhe zoti Veliaj nuk është njohur mirë me aktet. Nuk duhet të ngelet një proces formal, ku nuk garantohet ashtu siç e përcakton kushtetuta, që personi nën akuzë duhet të ketë kohë për t’u mbrojtur në mënyrë efektive. Gjendja e zotit Veliaj është shumë e mirë. Është i qartë, i kthjellët. Nuk është situatë normale, është situatë që kushdo e përjeton jo mirë. Për më tepër një politikan dhe kryeqytetari i qytetit tonë. Por zoti Veliaj është i qartë me situatat dhe është i bindur dhe i vendosur për t’u përballur me këtë betejë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×