“Kanë marrë fund ato kohë”/ Berisha për përjashtimet: S’mund të rrish në Këshill për favore personale dhe të bashkëpunosh me PS

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se kushdo që bashkëpunon me PS nuk mund të ketë vend në Partinë Demokratike.

Gjithashtu ai, një fushatë elektorale e përdor siç e përdori Dash Sula atëherë përjashton veten nga partia por edhe nga organet. Kreu i PD u shpreh qartazi,

“Nëse në fushatë elektorale në betejë besimi që ta dhanë e përdor si Dash Sula, atëherë e përjashton veten nga partia dhe nga organet. Nëse punon për kandidatë të PS dhe jo për kandidatë të PD duke mbajtur postin që ke, ke mbajtur një qëndrim që ke nxjerrë veten jashtë partie. Dhe nëse ti je në Këshill dhe shkon njëherë në  6 muaj sa për të marrë paratë dhe jo për të mbrojtur interesat e qytetarëve ti shkelmon dhe tradhton ata që të kanë votuar. Nëse je në Këshill dhe përdor pushtetin për të përfituar favore personale, nuk mund të thuash se të kanë votuar qytetarë të Durrësit. Qytetarë të Durrësit të kanë votuar për interesat të tyre jo për personale. Ndaj dhe këta në mënyrë absolute çdo bashkëpunim me PS që qeverinë do të ndahet përfundimisht. Ato kohe kanë marrë fund për PD. Nuk ka asnjë lidhje…Është procedurë e degës që ka kërkuar qendrës dhe qendra ka mbajtur qëndrimin e saj për qëndrimet e tyre dhe jo për fjalët. Pra nëse bën fushatë për PS nuk shkon…”, tha ndër të tjera ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×