Ndeshja historike, Gatusso zgjidh problemin e madh të Sylvinho: Duhet të falënderoj mjekët!

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka përsëritur në konferencën e sotme për mediat vazhdimisht se ka probleme me gjumin falë stresit të punës në drejtimin e kuqezinjve. “Jam mirë, por nuk po fle prej dy muajsh”, ishin fjalët e tij.

Një situatë të cilën e ndan me shumë trajnerë të tjerë, përfshirë edhe Rino Gatuzon i cili është në drejtimin e Italisë dhe ka detyrën e vështirë të drejtojë këtë ekip në play-off për arritjen në Botëror, ku të kaltrit kanë munguar në dy edicionet e fundit. Ai ka pranuar shpesh se gjatë karrierës si futbollist e kishte të pamundur të flinte para ndeshjeve të rëndësishme por duket se tashmë ka gjetur zgjidhjen.

“Duhet të falënderoj mjekët. Ndonjë ilaç edhe bën punë… Si futbollist isha alergjik, me kalimin e viteve ndonjë ndihmë e vogël nuk të bën keq”, tha duke qeshur Gatuzo në konferencën e sotme për mediat para ndeshjes me Irlandën e Veriut, duke dhënë një sugjerim që edhe Silvinjo mund të ndjekë në pragndeshjen me Poloninë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×