Pritet “tym i bardhë”, Vlahovic pranë rinovimit, zbulohen detajet e kontratës

Prej kohësh, Dusan Vlahovic kishte bërë gati “valixhet” për t’u larguar nga Torino, por dëmtimi i pësuar ka zbutur “bomberin” serb, tani rinovimi nuk është më i pamundur. Palët janë afruar shumë, mbi të gjitha pas ardhjes së Spallettit, me këtë të fundit që e dëshiron në skuadër edhe sezonin e ardhshëm.

Vlahovic dhe Juventus kanë nisur diskutimet dhe sipas mediave rinovimi pritet të vijë brenda këtij sezoni. Vlahovic ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026, pra deri në fund të këtij sezoni, ndërsa sipas mediave, serbi pritet të firmos një kontratë të re 2-vjeçare.

Me këtë kontratë, gjithnjë nëse firmos, Vlahovic do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, plus bonuse.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×